E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane humb jeten nga alkooli 41 vjecari

Një 41-vjeçar është gjetur i vdekur në orët e mëngjesit në rrugën “Tefta Tashko” në Tiranë. Trupi i pajetë i Arjan Petrit Muçës, u gjet nga banorët në shkallët e hyrjes së një pallati. Burimet policore thanë për Abc Neës se nga këqyrja e trupit të pajetë nuk janë gjetur shenja dhune apo plagë armësh zjarri, duke rrëzuar çdo dyshim për një vrasje të mundshme të tij. Shkak sipas policisë ka qenë konsumi i tepërt i alkoolit, i cili ka ndikuar në dhënien e një infarkti në kushtet që 41 vjeçari vuante nga zemra. Sipas të njëjtit burim, Muça, prej disa kohësh e tepronte me përdorimin e alkoolit sidomos pas divorcit që kishte patur. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Tiranës dhe pas procedurave të autopsisë pritej t’u dorëzohej familjarëve. Ky është rasti i dytë gjatë javës në Tiranë dhe në të njëjtën zonë që ndodhin vdekje, ku një prej shkaqeve kryesore është konsumi i tepërt i alkoolit. Të mërkurën ishte një endacak, i cili u gjet i vdekur pranë brrylit në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›