Arrestohet një serb në Lagjen e Boshnjakëve

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 12:10
Burime të Kosovapressit bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën mbrëma një serb nën dyshimin se ka marrë pjesë në incidentin e së mërkurës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, me ç’rast ishin lënduar tre persona.
Sipas këtyre burimeve, me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar mbajtja policore për 48 orë.