Arrestohet një shqiptar, mbahet në burgun e Kralevës

(E plotësuar) Policia e Kosovës thotë se nuk ka informacione të tjera pos këto që posedojnë edhe mediat.
“Meqë arrestimi është bërë në zonën e Serbisë, Policia e Kosovës nuk mund të bëjë asgjë”, ka thënë zyrtari për informim, Brahim Sadrija për Indeksonline.
---
Burimet të Indeskonline, të afërta me familjën njoftojnë se Islami ka qenë i përndjekur nga regjimi serb.
---
Policia serbe ka arrestuar sot pronarin e fabrikës së qumështit “Alpina” që vepron në fshatin Keçekollë, Islam Islami.
Ai është arrestuar në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në pikën kufitare të Merdares, pak kohë pasiështë futur në shtetin serb.
Lajmin e ka konfirmuar për “Zëri”, njëri nga familjarët e tij, i cili ka thënë se për arrestimin janë njoftuar nga një mik i Islamit, ndërsa ka theksuar se familja nuk i di arsyet e arrestimit.
Ai ka treguar se momentalisht Islami po mbahet në burgun e Kralevës, ndërsa ka theksuar se deri më tash nuk kanë pasur mundësi të vënë kontakt me të. /Indeksonline/