Hakerët shqiptarë sërish sulmojnë faqe serbe

Trajtimi i Kosovës si pjesë e Serbisë po bën që hakerët shqiptarë të rrinë në sulm. Grupi i hakerëve "Kosova Warriors Group", sërish kanë sulmuar ëeb faqe të institucioneve serbe. Këtë herë të komunës e Novi Beograd në Serbi.
“Unë jam Misteriozi Pirat nga Grupi "Kosova Warriors Group”. Kemi sulmuar komunën e Novi Beograd në Serbi, ky sulm u bë për shkak se në hartat e tyre shihet Kosova si territor i Serbisë dhe deri sa të hiqen ato nga faqja ne nuk do të ndalemi”, kanë njoftuar ky grup.
Në këtë video shihet edhe si është bërë sulmi
Lajmin e kanë raportuar edhe disa media serbe./Indeksonline/