Një i vdekur në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare përgjatë autostradës, raporton BW.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.
Momentalisht nuk ka të dhëna të qarta rreth aksidentit, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i viktimës./Indeksonline/