Mediat serbe e tepruan

KFOR-i ka deklaruar se raportimet e mediave serbe rreth zhvillimeve të sotme në Deçan, ishin tw tepruara.
Nowitzki për Tanjug ka thënë se KFOR-i në orën 10, me ndërmjetësim të Policisë së Kosovës, është njohur për protestën që ishte paralajmëruar. Ai ka mohuar raportimet se KFOR-i ka shtuar praninë e forcave rreth manastirit te Deçanit. “Këto informacione janë të gabuara”.
“Në asnjë moment, e as në ndonjë formë nuk ka ekzistuar rreziku për manastirin”, ka deklaruar zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowitzki, duke reaguar në raportimet e mediave serbe, të cilat raportuar se ekziston “rreziku që ekstremistët shqiptarë të protestojnë para manastirit”.
Sipas tij, nuk ka pasur kurrfarë incidentesh dhe protestuesit në ora 12.15 janë shpërndarë qetësisht.
“Demonstruesit rreth orës 11.15 kanë arritur në punktin në rrugën që qon drejt manastirit, duke bartur disa parulla dhe në përcjellje të mediave. Rreth orës 11.35 të njëjtit, me përcjellje të Policisë së Kosovës dhe një numri të vogël të pjesëtarëve të KFOR-it, janë dërguar deri të punkti tjetër në hyrjë të manastirit. Në orën 12.15 protesta ka përfunduar. Protestuesit ishin të qetë dhe nën përcjellje të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it”, ka theksuar Nowitzki.
“Raportimi i mediave serbe, sipas mendimit të KFOR-it, ka qenë i tepërt dhe nuk pasqyron realitetin në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai./Indeksonline/