E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pas dy ditësh autori i vrasjes së 25-vjeçarit

Arrestohet 38-vjeçari Bashkim Qefalia, i shpallur në kërkim prej disa ditësh i akuzuar për vrasjen e një 25-vjeçari të dielën, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Autori i dyshuar u prangos nga policia në një banesë në periferi të kryeqytetit. Pas një grindjeje për motive të dobëta, Qefalia qëlloi me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve duke lënë të vdekur në vend një 25-vjeçar si dhe duke plagosur xhaxhain dhe vëllain e tij. Një ditë më parë policia arrestoi Isa Lushën, i cili akuzohet se ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›