E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për armëmbajtje pa leje

Kavajë (start)- Forcat e Policisë në Kavajë kanë arrestuar në flagrancë të shtetasit Gerald Lulzim Pezaku, 20 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë. Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur e bllokuar një armë zjarri tip pistoletë me mulli të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar 1 pistoletë me mulli, 2 fishekë pistolete të kalibrit 9 mm, 220 gram lëndë narkotike e dyshuar Canabis sattiva, 74 gram përzierës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së rrethit Kavajë për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake” dhe “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›