E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzenberg vizitë në Tiranë

Tiranë (start)-Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke z. Karel Schwarzenberg do të vijë për një vizitë dy ditore në Shqipëri (me 30-31 tetor), me ftesë të homologut shqiptar Luzlim Basha. Schwarzenberg do të zhvillojë bisedime me ministrin e Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryeministri Sali Berisha.

Gjatë takimeve, në qendër të bisedimeve do të jenëbashkëpunimi dypalësh, ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, procesi i integrimit në BE dhe zhvillimet me të fundit në rajon. Republika Çeke merr presidencën e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2009.

Gjatë kësaj vizite Ministri i Jashtëm z. Schwarzenberg do të mbajë edhe një ligjëratë në Konferencën vjetore të ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë, pikërisht të premten me 31 tetor, ditën e fundit të punimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›