E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia bonus për familjet

Tiranë (start)-Nga rreth 70 familje, banesat e të cilëve u prishën pranë maternitetit Koço Gliozheni në Tiranë, vetëm 25 prej tyre bashkia e Tiranës do të paguajë një pjesë të qirasë. Bashkia e Tiranës e ka motivuar vendimin e saj, pasi vetëm kjo pjesë e familjeve kishin dorëzuar dokumentacionin e saktë të ligjshmërisë së ndërtesave të tyre.

Burime nga Bashkia e Tiranës, bëjnë me dije se këtyre familjeve do t’iu paguhet një shumë nga 6 deri në 8 mijë lekë të reja për çdo muaj. Vendimi për trajtimin me bonus strehimi për disa familje të cilat mbeten të pastreha, si pasojë e projektit të Bashkisë Tiranë, për rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe të rrugëve paralel me të, është marrë nga Këshilli Bashkiak Tiranë, që në korrik të këtij viti dhe pritet të zbatohet në fillim të muajit nëntor nga Bashkia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›