E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE raport per Shqiperine

Në progres-raportin e përvitshëm të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili publikohet në 5 nëntor, edhe një herë tjetër Shqipëria radhitet ndër ato vende që kanë probleme me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore.

Lajmi është publikuar në media, ku janë cituar disa pjesë të këtij raporti, i cili pritet të publikohet pas disa ditësh. Gjithsesi, raporti në fjalë vlerëson përpjekjet e qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por ende nuk është bërë sa duhet për të eliminuar fenomene të tilla.

Një pikë e tretë, për Shqipërinë mbetet luftakundër trafikut të qenieve njerëzore, ku progres-raporti vlerëson se mbetet ende një problem serioz, me të cilën qeveria dhe shtetit shqiptar duhet të merret seriozisht.

Progres sipas raportit, Shqipëria ka shënuar edhe në luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, por thekson se mbeten ende shumë angazhim nga ana e qeverisë në këtë drejtim. Progres i pakët, raporti vlerëson edhe në fushën e drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›