E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy shtetasve, per ndihme trafikimit

Pogradec (start)-Seksioni i luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore në Drejtorinë e policisë në Korçë ka ndaluar sot dy persona nga Pogradeci, të akuzuar për ndihmë për kalimin e paligjshëm të kalimit të emigrantëve ilegal në drejtim të Greqisë. Kështu pranga janë vënë mbi shtetasin Mikel Berberi, 26 vjeç dhe Sulo Oparaku, 23 vjeç, të dy banorë të qytetit të Pogradecit. Policia i arrestoi këto shtetas, pasi disa ditë më parë, ata u dhanë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në zonën Peshkopi-Pogradec (drejt Maqedonisë), dy qytetarëve korçarë.

Nga hetimet ka dalë se dy të rinjtë u kishin kërkuar atyre nga 500 euro si shpërblim, kundrejt detyrimit për t'i shoqëruar deri në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›