Greqi, sindikatat konfirmojnë për protesta të reja nesër

Kryeqyteti helen sërish nesër do të përfshihet nga protesta të fuqishme. Sindikatat konfirmojnë në Atene vazhdimin e protestave kundër politikës dhe qeverisë greke. Protestat filluan të shtunën në mbrëmje në Athinë, pas vrasjes së një 15 vjeçari nga një polic .Shumë shpejt protestat filluan në të gjithë Greqinë. Edhe ishujt turistikë të Korfuzit dhe Kretës u përfshinë nga protestat, çka detyroi ministrin e Brendshëm, Prokopis Pavllopulos të paraqiste dorëheqjen, edhe pse kryeministri grek, Kostas Karlamanlis nuk e pranoi atë. Dy oficerë policie u arrestuan për ngjarjen dhe po merren në pyetje për incidentin. Oficerët thanë se makina e tyre u sulmua nga 30 të rinj dhe gjatë kohës kur ata po përpiqeshin të arrestonin adoleshentët, ata u sulmuan përsëri. Pas pak çastesh, njëri nga oficerët hapi zjarr duke vrarë një prej adoleshentëve.''Kjo është hera e parë që nga viti 1985 që policia vret një adoleshent'', tha një zëdhënës i policisë. Një zyrtar i shëndetësisë tha se djali ishte 15 vjeç. ''Vrasës me uniformë!'' ishte parulla e qindra të rinjve përballë selisë qendrore të policisë në Athinë.