Rinisin rregjistrimet e Part-time
Rinisin pas një viti ndërprejeje studimet universitare me kohë të pjesëshme. Prej datës 6 kanë nisur rregjistrimet në të gjitha fakultetet që ofrojnë kuota studimi në sistemin part-time dhe ato do të vazhdojnë deri më 14 dhjetor. Për universitetin më të madh të vendit qeveria ka miratuar 1390 kuota, të shëprndara sipas degëve përkatëse. Kriteri përzgjedhës për kandidatët në sistemin e studimeve part-time është nota mesatare e gjimnazit, po ashtu për ata që konkurrojnë për të fituar një fakultet të dytë do të përzgjidhen në bazë të notale të diplomës së fakultetit që kanë kryer. Këtë vit qeveria ka miratuar tarifa studimi për part-time më të ulëta se ato të 2 viteve të shkuara, ndërsa për disa kategori studentësh si invalidët, të persekutuarit etj, studimet do të ofrohen falas.