E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për mitmarrje mjeku reumatolog

SARANDË- Arrestohet për korrupsion ish-drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Sarandë, mjeku reumatolog, Jani Qirjaqi. Arrestimi i tij eshte bere në kuadër të operacionit të koduar Invalidi.

Policia e Sarandës e ka vënë në pranga mjekun brenda zyrës së tij, në spitalin Petro Nako të Sarandës, pak pasi kishte marrë një sasi të hollash nga djali i një të sëmuri. Sipas policisë, Qirjaqi, 65 vjeç, banues në lagjen nr.4 të Sarandës, i ka marrë shumën prej 25 mijë lekë të reja shtetasit B. D. nga Konispoli në këmbim të dhënies së raportit mjekësor të invaliditetit KEMP për babane e tij.

Denoncimi për Qirjaqin ishte bërë më parë në policinë e Sarandës, e cila organizoi dhe operacionin pak pasi u krye shkëmbimi. Ai akuzohet për Korrupsion pasiv te personave që ushtrojnë funksione publike.

Shpresa Dine

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›