E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Serbia po cënon integritetin tonë territorial

Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se nuk ka asgjë të mirë në dialogun Prishtinë- Beograd. Në një deklaratë për mediat kosovare ai ka theksuar se pozita edhe opozita në Kuvend duhet të bashkohen me një mendje.

Ne duhet t`i sqarojmë edhe BE-së, SHBA-së dhe faktorit ndërkombëtar se ne nuk jemi kundër dialogut me Serbinë, por ne nuk mund të vazhdojmë dialogun me një vend i cili ka hyrë në territorin tonë me forcën e krimit të organizuar, është shprehur Mustafa.

Kryetari i LDK-së theksoi se është kundër aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e kufirit, sepse mendon se çështja e reciprocitetit duhet të vendoset në Kuvend, brenda institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›