Arrestohet për përdhunim një 25-vjeçar
Një 25 vjeçar nga Korça është vënë në prangat e policisë për përdhunim.
Nertil Zenellari, nga fshati Gjonbabas, është denoncuar në polici nga një vajzë me inicialet F. M, për kryerje me dhunë të marrëdhënieve seksuale.
Menjëherë pas denoncimit, të vajzës, 25-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura.