E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet për të shtëna ma armë zjarri

Në fshatin Cërnicë të Gjilanit është arrestuar një person (shqiptar), pasi që kishte shtënë me armë automatike zjarri para një lokali në këtë fshat të komunës së Gjilanit, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës, transmeton Rajonipress.

E këtë rast, policia ka konfiskuar nga i dyshuari një armë AK-47, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

I dyshuari, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar për ndjekje në procedurë të rregullt./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›