E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i BIF në Maqedoni, apelon për natalitet më të madh

Në mënyrë solemne është lëshuar në përdorim xhamia Gam Gam në Tetovë, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2009. Në hapjen solemne ka marrë pjesë kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejam Rexhepi, Myftiu BIK-ut, Naim Tërnava, myftiu Tetovës, Alifikri Esati, si dhe shumë përfaqësues të institucioneve fetare.Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, duke thënë se ndërtimi i shtëpive të Allahut thjesht është vend ku i bëhet ibadet dhe adhurohet Allahu.

Sulejman Rexhepi ka deklaruar se xhamitë janë institucionet ku ndërtohen vlerat shoqërore. “BFI e Maqedonisë me 13 myftinitë e saj do të bëjmë çmos të ndërtojmë strategji për stimulimin e lindjes në mesin tonë të të gjithë myslimanëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ngase ne si BFI jemi institucion multietnik”. Ai pos tjerash bëri apel që myslimanët të jenë të bashkuar dhe sa më shumë të shtohen në numër, raporton portali Zhurnal./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›