E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për trafik droge kryetari i komunës më të madhe në Shkodër

Share

Kryetari i komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja, ka rënë në prangat e policisë, pasi kërkohej në Itali për trafik droge. Muja, i zgjedhur në këtë detyrë me siglën e PS, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2010, dmth përpara se të garonte për tu bërë kryekomunar në komunën më të madhe në Shkodër. Ai bëhet politikani i dytë që arrestohet brenda pak kohësh për trafik ndërkombëtar droge. Disa javë më parë u arrestua Fatmir Kajolli. Mësohet se Muja ishte gjobitur një muaj më parë ngë Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›