E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokëdhima: PS dhe LSI do fitojnë zgjedhjet e vitit 2013

Share

Koço Kokëdhima, botues i gazetës Shekulli, ka dhënë një intervistë për gazetën e tij. I intervistuar nga Adrian Thano, që dikur deklaroi largimin nga kjo gazetë, Kokëdhima shpjegon se përse është bërë kryeredaktor i gazetës. Ai thotë se Shekulli do jetë më pranë qytetarit tani.

Ka mbaruar koha kur një politikan shqiptar, i çdo rangu, bënte një pordhë dhe gazetarët vraponin ta kapnin dhe raportonin, thotë Kokëdhima.

Kryeredaktori i Shekullit shpjegon se përse shkoi në një takim në kryeministri në fillim të këtij viti. Sa herë që të më ftojë kryeministri i Shqipërisë, kushdo qoftë, do ti përgjigjem pozitivisht ftesave të tij, përveçse në pamundësi timen, thotë ai. Por Kokëdhima thotë se më shumë përshtypje ka bërë fakti se ai mund të jetë ftohur me Ramën. Kokëdhima shpjegon se ka pasur rezerva e pakënaqësi me Ramën që lidhen me dy aspekte: e para, që nuk u bë bashkë me LSI në koalicion për zgjedhjet e vitit 2009 dhe e dyta pse Rama garoi në zgjedhjet lokale të majit të shkuar.

Në fund, duke bërë një parashikim për zgjedhjet e ardhshme, Kokëdhima thotë se PS do fitojë bashkë me LSI.

Nëse do të bëhen zgjedhje, populli do të votojë për ndryshimin e pushtetit. Nëse nuk bëhen zgjedhje, nuk ka nevojë të bëhen parashikime. Zgjedhjet e ndershme, të lira e të barabarta do të sjellin ndryshimin e pushtetit. Populli që vuan një krizë të thellë varfërie dhe keqqeverisje nuk do të votojë vazhdimësinë e këtij pushteti. Opozita e majtë besoj se në zgjedhjet e ardhshme do jetë e bashkuar edhe me LSI-në duke u bërë një koalicion fitues, thotë Kokëdhima duke shtuar se këto dy parti do formojnë një koalicion parazgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›