Rama pret Zaganjorin, e refuzon për President

Takimi u zhvillua pa praninë e medias, ndërsa ai foli shkurtimisht për gazetarët se takimi ishte kërkuar prej tij.
“Takimin e kërkova unë. Qëllimi ishte t’i prezantoja arsyet që më kanë shtyrë të marr vendimin për të pranuar kandidimin, që nuk e kam pasur edhe kaq të lehtë. Mendova që është në të mirën e debatit që po zhvillohet, ndaj e kërkova takimin, thjesht të bënim një bisedim”, tha Zaganjori.
Por, Partia Socialiste duket e vendosur për të mos pranuar kandidatin e propozuar nga partitë në qeverisje, duke u përqendruar më shumë tek procesi dhe se kandidatura duhet të vijë pas negociatave midis palëve.
“Partia Socialiste vazhdon të kërkojë një proces deri këtu të munguar, ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv. Për Partinë Socialiste mbetet shumë e qartë se nga një proces dialogu konkret mes qeverisë e opozitës dhe konsultimesh intensive mes palëve parlamentare duhet të shkohet drejt emrit të Presidentit të ri të Republikës, jo anasjelltas. Prandaj edhe Partia Socialiste nuk do ta mbështesë në asnjë rast një kandidaturë të paraqitur pa proces dhe në rrugë krejt të njëanshme nga qeveria”, thekson Rama sipas zyrës së shtypit të Partisë Socialiste, e cila zbardhi më pas takimin.
Më tej thuhet se ky qëndrim vlen për çdo kandidat të propozohet nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme. “Kryetari Edi Rama dhe Partia Socialiste mbeten plotësisht të angazhuar për një proces politik dobiprurës, në funksion të kalimit të provës shumëplanëshe ku e ka vënë Shqipërinë dhe politikën shqiptare si e tërë zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës. Kohë për të humbur si deri më sot nuk ka dhe konsultimet duhet të nisin menjëherë, në një tryezë dialogu konkret të nivelit më të lartë mes palëve për t’i dhënë një shans real raundit të dytë dhe vetë Shqipërisë. Vetëm kështu mund të ndërtohet konsensusi i domosdoshëm që do të zgjidhte pozitivisht njërën nga katër pikat kyçe të paketës për të synuar statusin e vendit kandidat në BE, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri, si edhe do të krijohej hapësira e nevojshme kohore për të ecur shpejt drejt zgjidhjes konsensuale të tre pikave të tjera”, thuhet më tej.
Gjithashtu Zaganjori ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në një nga baret e Tiranës, ku është diskutuar pikërisht për këtë çështje. Idrizi është një nga aleatët e mazhorancës dhe që ka pranuar që në krye të herës kandidaturën e Zaganjorit për postin e Presidentit. Ndërkohë, kreu i PDIU-së, ka zhvilluar një takim sot me Gazmend Oketën, nismëtarin e Partisë Fryma e Re Demokratike, siç thuhet, për t’i kërkuar votën e tij pro Zaganjorit në Parlament.
Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme në orën 10:00. Jashtë syrit të medias, palët po zhvillojnë negociata për të arritur një konsensus, ndërsa opozita kërkon që në konsultime të drejtpërdrejta të përfshihet kryeministri Berisha. /S.Ll/Start/
2012-06-01 14:43