Arrestohet për vrasje misionari i Paqes
Arrestohet për vrasje misionari i Pajtimit të Gjaqeve, Asllan Cafi.
Forcat speciale RENEA bënë ndalimin e 69-vjeçarit, i ati i të njohurit si i forti i Shkodrës, Çim Cafi, ekzekutuar dy vjet më parë. Sipas policisë, bashkë me të u arrestua dhe kushëriri i tij, Gani Cafi, pasi hetimet e kryera i nxorën të dy bashkëpunëtorë në krimin e ndodhur në vitin 2001 për motive të dobëta. Kushërinjtë Cafi, sipas policisë së Shkodrës akuzohen për vrasjen e Shukri Mustafajt, në lagjen “Liria”, bashkë me një person të tretë. Ky i fundit, djali i viktimës, Fatos Mustafaj është arrestuar një vit pas krimit dhe ndodhet në qeli, i dënuar me 12 vjet burg. Gjatë këtyre viteve dyshimet ranë vetëm mbi të si autori kryesor, por rihetimi i dosjes ka nxjerrë prova që implikonin dhe dy 69-vjeçarët, të cilët u arrestuan në operacionin e djeshëm, të koduar “Buna”. Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë Shkodër, këta dy shtetas janë ndaluar pasi ndaj tyre kishte një urdhër nga Prokuroria e Rrethit. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, efektivë të repartit RENEA në mbështetje të strukturave të departamentit të hetimeve në Policinë e Shtetit kanë bërë ndalimin e Asllan dhe Gani Cafit. “Këta dy shtetas janë të dyshuar si autorë të vrasjes së Shukri Mustafajt, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “Liria”, në hyrje të qytetit të Shkodrës më 27 korrik 2001". Sipas burimeve policore mësohet se, edhe pse hetimet në lidhje me vrasjen e Mustafajt u konsideruan të mbyllura me arrestimin e autorit, tashmë të dënuar, rreth 2 vjet më parë u arrit që të sigurohen edhe disa prova të tjera, mbi bazën e të cilave u bë e mundur rihapja e çështjes. Për momentin nuk bëhet e ditur se çfarë provash të tjera kanë siguruar prokurorët që vendosën të nxjerrin një urdhër ndalimi për këta dy shtetas. Pas arrestimit të tyre policia ushtroi kontroll në banesa të ndryshme të tyre dhe të afërmve të familjes Cafi në qytetin e Shkodrës, duke bllokuar 2 pistoleta model 54, 1 automatik model 56 dhe një armë gjahu, të cilat ishin pa leje. Gjetja e këtyre armëve ka bërë që edhe persona të tjerë, të afërm të dy kushërinjve, Arben Cafi, 35 vjeç dhe Gazmend Kazma, 26 vjeç të shoqërohen në ambientet e policisë dhe të akuzohen për veprat penale të “armëmbajtjes pa leje”.
Megjithëse dosjen penale në ngarkim të djemve të Asllan Cafit, vetë 69-vjeçari në qytet njihet edhe si një person me reputacion të madh, i cili e kishte burimin në angazhimin e tij në radhët e shoqatës së misionarëve të Paqes. Së bashku me burra të tjerë të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, si i ndjeri Emin Spahija, Mustafa Daija etj., ka bashkëpunuar në shuarjen e konflikteve dhe të mosmarrëveshjeve në mbarë vendin, duke nxjerrë nga ngujimi për shkak të gjakmarrjes familje të tëra nga Shkodra, në Kosovë dhe deri në Himarë. p.r
Djemtë e Asllanit, një në burg, një i vrarë
Dy djemtë e Asllan Cafit janë të njohur për policinë e Shkodrës, për vepra të rënda penale. Njëri prej tyre ndodhet në qeli, ndërsa tjetri u ekzekutua dy vjet më parë në mes të Shkodrës. Gëzim Cafi është dënuar me 17 vjet burg për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” e “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Ndërsa djali tjetër Çlirim Cafi, 33 vjeç është vrarë për motive hakmarrjeje, në qendër të qytetit të Shkodrës më 19 shtator 2006. Ai po udhëtonte me makinën e tij “BMW X5”, kur u qëllua papritur me disa plumba pistolete. Autori i krimit udhëtonte me motor, në drejtim të kundërt të Cafit, me skafandër në kokë. Për shkak të trafikut të rënduar në këtë segment rrugor, autori i vrasjes së Cafit arriti të largohej në drejtim të paditur. Deri tani, kjo ngjarje ka mbetur pa autor, ndërsa dyshohet se ekzekutimi i 33-vjeçarit Cafi u krye në shenjë hakmarrjeje për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, ku i dyshuari kryesor ishte viktima. Prokuroria nuk kishte mundur të gjente prova që e implikonin Cafin, duke i hapur rrugë vetëgjyqësisë.
7 vjet
më parë ka ndodhur vrasja e Shukri Mustafajt, në hyrje të qytetit të Shkodrës, për motive të dobëta. Për këtë ngjarje janë arrestuar tashmë tre persona
2 djemtë
e Asllan Cafit janë persona të njohur për policinë e Shkodrës, njëri i dënuar me 17 vjet burg, ndërsa tjetri u ekzekutua dy vjet më parë, dyshuar për hakmarrje