Kuvendi dërgon 95 trupa shtesë në Irak
Një kontingjent shtesë prej 95 trupash ushtarake shqiptare pritet të shkojnë në Gjirin Persik, ku do të qëndrojnë për një periudhë 6-mujore në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi dje Aktin Normativ për një ndryshim në ligjin nr. 9025, datë 13.03.2003 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 09.03.2003, të Këshillit të Ministrave”, “Për vënien në dispozicion të hapësirës tokësore, detare e ajrore dhe dërgimin e një kontingjenti ushtarak në rajonin e Gjirit Persik, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit”. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i pranishëm në këtë komision tha se: “Eshtë një kontingjent shtesë me 95 trupa, i cili do të qëndrojë për një periudhë kohe prej 6 muajsh në një bazë ushtarake, që ndodhet 130 kilometra larg Mosulit, trupat do të operojnë nën komandën amerikane”.