E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet personi që goditi këmbësorët “Te rrethi”

Një person ka vdekur, dhe një tjetër është lënduar, pasi janë goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Viktimat, një mashkull dhe një femër, ishin duke kaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, kur janë goditur nga vetura, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se personi i cili ka aksidentuar dy persona mbrëmë, sot Policia e Kosovës ka arritur ta identifikon dhe ta arrestoj në oret e mbrëmjes në “Kodren e Trimave”.

Si pasojë e aksidentit viktimat kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në ora 00:35, mjekët kanë konfirmuar se viktima mashkull nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e rënda dhe ka ndërruar jetë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›