E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatët u japin këshilla falas qytetarëve

Qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi të shtunën që të marrin këshilla gjyqësore falas për problemet të ndryshme gjyqësore. Disa avokatë kosovarë vullnetarisht që nga mëngjesi kanë dalë në Sheshin “Nënë Tereza” për t’i ndihmuar qytetarët e interesuar se si t’i zgjidhin problemet e tyre, transmeton KTV.

Megjithëse avokatët janë të interesuar të kryejnë punën e tyre në mënyrë sa më të drejtë dhe t’u dalin në ndihmë qytetarëve, mosfunksionimi i drejtë i sistemit gjyqësor po ua vështirëson atyre punën. Ibrahim Dobruna, në shënimin e 40-vjetorit të themelimit të Odës së Avokatëve, tha se po mundohet që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët. Në këtë ditë të përvjetorit të 40-të, nuk kanë munguar edhe aktivitete të tjera, me ç’rast avokatët dhe qytetarët vullnetarë kanë dhuruar edhe gjak./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›