“Gruaja me të kuqe”, simboli i protestës turke

Ajo është kthyer në simbolin e protestave të dhunshme në Turqi. Ndër mediat sociale, ajo njihet si “gruaja me të kuqe”.Teksa ecte mes demonstruesve në sheshin “Taksim” të Stambollit veshur me fustan të kuq, asaj iu afrua një oficer sigurie duke e spërkatur atë me një spraj piperi aq fuqishëm, sa flokët e saj u ngritën përpjetë. Ajo nuk bëri gjë tjetër veçse u kthye në të majtë, por oficeri nuk u mjaftua me kaq, duke vazhduar ta spërkaste me sprajin prej piperi edhe në pjesën e pasme të trupit.
Fotot e këtij incidenti u shpërndanë në rrjetet sociale duke bërë xhiron e botës, transmeton Shqip. Titujt botërorë e shpallin atë një ikonë të lëvizjes kundër qeverisë së Kryeministrit Tayyip Erdogan. Fotoja tregon dhunën e paarsyeshme që policia po përdor kundrejt protestuesve paqësorë dhe atyre që po përpiqen të mbrojnë vlerat e tyre./Indeksonline/