E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen goma e kamionit, lë të lënduara dy këmbësore

Si pasojë e shpërthimit të gomës së kamionit dy këmbësore në Shtime kanë pësuar lëndime të gjymtyrëve të poshtëm të trupit. Aksidenti ndodhi sot rreth orës 13:55 në rrugën e Tiranës në Shtime kur dy vajza të moshës rreth 23 vjeçare po ecnin nëpër trotuar dhe kamionit i cili ishte duke u kthyer për në rrugën “Anton Çetta” i shpërtheu goma.

Sipas mjekut kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime Shpend Qorolli gjendja e vajzave të lënduara është e qetë. “ Njëra vajzë ka pësuar lëndime në të dyja këmbët, ndërsa tjetra vetëm në njërën këmbë. Rreziku i infeksionit mund të parandalohet duke bërë pastrimin e lëndimevë” tha Qorolli, shkruan gazeta ditore.

Policia doli menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u mor me rastin i cili më pas do të dërgohet në gjykatë.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë rrugë ndodhin të tilla aksidente. Shpërthime të tilla të gomave edhe më parë kanë lënë njerëz të lënduar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›