Policia, Gjini hetim ne gjendje te lire
Policia e Librazhdit mohoi se nuk ka marre ne mbrojtje 23-vjecaren Majlinda Gjini, e cila eshte bere objekt i dhunes fizike nga i shoqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 21 korrikut, kur ne oren 19:00, ne Spitalin e qytetit te Librazhdit eshte paraqitur e rrahur 23-vjecarja Majlinda Gjini. Sherbimet e policise se Komisariatit Librazhd kane marre kontakt menjehere me te demtuaren dhe i kane marre asaj nje kallezim. Nga sherbimet e policise eshte bere shoqerimi ne komisariat i bashkeshortit te saj 25-vjecar Lavderim Gjini, ndaj te cilit ka filluar ndjekja penale per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje. Nga ana e policise i jane derguar materialet prokurorit te gatshem, i cili ka vendosur qe Lavderim Gjini te ndiqet ne gjendje te lire. Gjithashtu, sqarojme se per kete shtetase eshte perpiluar dokumentacioni perkates per mbrojtje te personit te dhunuar, i cili eshte rasti i pare i denoncuar ne polici prej saj.