E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndikimi psikologjik, shkak per renien e lekut

Blerina Hoxha

Ndikimi psikologjik i konsumatoreve eshte duke percaktuar kohet e fundit ndryshime thelbesore ne ekonomi. Rasti me i fresket qe paraqitet se fundmi, eshte nje deklarate, e para disa diteve e kryeministrit Bersiha, i cili keshilloi ekspertet te shohin si mundesi euroizimin e ekonomise, pasi sipas tij, e ardhmja e vendit eshte ne BE dhe perdorimi i euros eshte e pashmangshme. Per shkak edhe te trajtimit ekstrem qe ne si media i beme kesaj deklarate, monedha vendase leku, vetem gjate nje jave u zhvleresua me 6 pike ne kembim me euron duke u kotuar ne vleren e 139 lekeve dje nga 133 leke qe ishte ne nje jave me pare. Nisur nga keshilla e kryeministrit, agjentet ekonomike dhe individet i shtuan kembimit e tyre nga leke ne euro, duke ndihmuar keshtu ne zhvleresimin shume te shpejte te monedhes vendase. Ndikimi psikologjik ne sjelljen e konsumatoreve, ne fakt njihet si nje praktike mjaft efikase ne te gjithe boten. Kete e ka deshmuar me se miri, se fundmi kriza financiare nderkombetare. Ku lideret e te gjithe botes u munduan te qetesojne konsumatoret nepermjet deklaratave kurajoze te mos kumbisnin besimin tek bankat te cilat u gjenden ne kolaps financiar. Duke qene se, sjelljet e individeve percaktojne trendin e ekonomise, ekspertet, bankat qendrore dhe lideret boterore kane percuar mesazhe pozitive ne menyre qe besimi i konsumatorit te behet pike kthese per daljen e nga kriza. Ne vendin tone, reagimi i tregjeve nga deklaratat ka rezultuar tipike edhe per tregun e naftes. Nje lajmerim per rritje nafte, te nesermen e lajmit i ka gjetur te gjitha pikat e karburanteve me cmime te rritura, ndonese nuk kishte ndonje shkak real per rritjen e cmimeve. Ndaj dje ne te njejten kohe ministri i Financave dhe guvernatori Fullani, i bene thirrje opinionit publik qe te kene besim te monedha vendase, per shkak se adoptimi i euros do te jete nje proces i gjate dhe qe kerkon shume kohe. Sipas autoriteteve tona te financave dhe bankave edhe per nje kohe te gjate leku do te jete monedha qe do te dominoje transaksionet brenda vendit. Rrogat dhe pensionet do te jene ne kete monedhe, i gjithe tregu i pakices dhe qindra sherbime te tjera ofrohen ne leke. Keshtu qe qytetaret shqiptare duhet te mos humbasin besimin tek leku, i cili pergjate 10 viteve te fundit ka shfaqur qendrueshmeri ne tregun e kembimit, duke reflektuar keshtu qendrueshmerine makroekonomike te vendit. Leku, kartemonedha shqiptare qe perdorim sot, ka nje histori jo shume me te hershme e cila daton me ardhjen ne fuqi te qeverise se Zogut. Megjithate emertimi dhe emetimi i kesaj kartemonedhe kombetare, nuk ka te beje shume me veprimtarine e qeverise ne fjale. Hedhja ne qarkullim e lekut lidhet me krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise, si institut emetimi i parase. Per kushtet historike te asaj kohe, Banka Kombetare e Shqiperise u krijua ne 2 shtator 1925 ne Rome.

Kryeministri Berisha per euron

Eurozimi i ekonomise shqiptare ka qene ne vemendjen e kryeministrit, Sali i Berisha para disa ditesh ne nje takim me bankiere. Kryeministri tha se monedha evropiane mbetet nje destinacion pa kthim i ekonomise shqiptare. "Une mendoj se se shpejti do te jete dita kur ne duhet te dorezohemi, s'duhet te vazhdojme betejen me euron, po duhet te perfshihemi ne euro",- tha kryeministri. Ai tha se, ekonomite jo anetare te BE qe nuk perdorin euron zene vetem 1 per qind te Prodhimit te Brendshem te BE. Kryeministri theksoi se, perdorimi gjeresisht i euros si monedhe ne transaksione eshte nje rruge pa kthim. "Ekonomite tona po euroizohen. Kjo nuk mund te them qe eshte nje gje e keqpritur, se ky eshte destinacioni yne", deklaroi Berisha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›