E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku, nje monedhe e suksesshme

Leku per Shqiperine ka qene eshte dhe do te mbetet nje monedhe e suksesshme. Guvernatori Fullani tha se, leku eshte monedha qe sherben si spirance per te gjithe iniciativat tona evropiane. Ne 17 vitet e fundit, leku ka ditur t'i beje balle presioneve inflacioniste dhe presioneve te tregjeve te huaja. "Leku duhet lene i qete", beri thirrje guvernator i Bankes Qendrore. Ai duhet te levize lirshem ne udhen e tij, ne perputhje me kerkesen dhe oferten. "Leku eshte ikona e ekonomise shqiptare, e cila do te na shoqeroje deri ne portat evropiane",- tha guvernatori. Problemet qe sjellin luhatjet ne kursin e kembimit jane kthyer ne nje nga temat me te nxehta te diskutimeve te politikeberesve ne ekonomite e hapura, si ne ato te zhvilluara ashtu edhe tek ato ne zhvillim. Keto ceshtje kane qene prezente edhe ne vendet e

tranzicionit ne Evropen Lindore, pasi volatiliteti i tepert i kursit te kembimit me fillimin e procesit te liberalizimit, ka shkaktuar kosto te konsiderueshme ne mireqenien e ketyre vendeve. Ne Shqiperi gjithashtu, luhatjet e shpeshta te lekut gjate vitit, me amplituda te

medha sezonale kane krijuar nje mjedis kontingjent per eksportuesit dhe importuesit vendas. Shqiperia eshte nje vend me nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›