E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Adoptimi i lekut me euron, jo tani

Monedha shqiptare eshte e qendrueshme dhe po mbeshtet zhvillimin ekonomik te vendit. Keshtu tha ne Kuvend, ministri i Financave Ridvan Bode, ndersa ftoi qytetaret te besojne tek leku. "Leku eshte monedha me e qendrueshme ne rajon per nje kohe shume te gjate, qofte edhe ne raport me monedhat e forta, si euro dhe dollari. Eshte nje monedhe qe duhet t'i besojme sepse ka deshmuar vitalitet dhe ka mbeshtetur zhvillimet e ekonomise shqiptare",- tha Bode. Ministri foli edhe per propozimin e kreut te qeverise per adoptimin e euros duke u shprehur se ky eshte nje proces me i gjate, se sa anetaresimin ne BE. Ditet e fundit monedha vendase po perjeton disnivele te frikshme ne raport me euron, por qe kreu i Financave e perkufizoi si vleresim te euros dhe aspak zhvleftesim te lekut. Bode foli per tendenca destabilizuese ne treg, te cilat sikunder tha po kerkojne te krijojne efekte negative psikologjike tek konsumatoret duke paraqitur nje situate negative te lekut. Ketu Bode perfitoi nga rasti te theksoje se eshte keqkuptuar, madje po keqperdoret dhe deklarimi i disa diteve me pare i kryeministrit Berisha mbi perspektiven e euros ne Shqiperi. Qe kur euro u fut fizikisht ne tregje ne vitin 2002, konsumatoret shqiptare, biznesi dhe institucionet e kane vleresuar si nje valute te besuar dhe te forte per te mbajtur kursimet, per te kryer transaksionet dhe investimet gjithashtu. Dalengadale afeksioni per dollarin, qe ishte po kaq popullor para 7 vitesh, u zhvendos ndaj euros. Ekonomia private qe nga dalja e euros ne qarkullim per te shmangur humbjet qe solli zhvleresimi i dollarit, nisen te shesin banesat ne euro, te ruanin kursimet po ne kete valute. Sherbimet e transportit detar dhe ajror ofrohen ne euro dhe pjesa e me e madhe e sherbimeve turistike nga vendasit, ofrohen ne monedhen evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›