Kristiano Ronaldo mund brazilianin KakaPortugezi i Mançester Junaitid e mundi brazilianin e Milanit, përsa i përket pikëve të fituara në total: 446 kundrejt 444 nga 480 të mundshmet

I votuar i pari nga 77 gazetarë nga 96 gjithsej që morën pjesë në votimin për fituesin e “Topit të artë” 2008 të dhënë nga revista sportive franceze “France Footbaall”. Por, portugezi nuk e theu dot brazilianin Kaka, i cili u përzgjodh 78 herë si i pari në listë.
Por, gjithsesi portugezi i Mançester Junaitid e mundi brazilianin e Milanit, përsa i përket pikëve të fituara në total: 446 kundrejt 444 nga 480 të mundshmet. Kristiano Ronaldo ka vendosur edhe një rekord të ri, pasi është i vetmi lojtar i cituar nga të gjithë gazetarët votues (përfshirë këtu edhe Besnik Dizdari nga Shqipëria). Lionel Mesi fitoi 281 pikë, ndërsa Fernando Torres 179 pikë. Kristiano Ronaldo është portugezi i tretë që fiton “Topin e artë”. Ronaldo dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e Ligës së Kampioneve dhe Premier Ligës nga ana e Mançesterit.
Kristiano Ronaldo është një futbollist i pakrahasueshëm: i pagabueshëm nën presionin presionin psikologjik, tepër atletik, teknikë shumë të dukshme, dhe një artist i vërtet në kundërsulm, falë edhe dhuntisë së pabesueshme e kapacitetit të shpejtësisë. Ka një vizion shumë të mirë për lojën kolektive e ka një pas të artë e shumë përcaktues. Këtyre u shtohen edhe goditjet precize nga gjuajtjet standarde.
Gjatë sezonit 2006-2007 kishte shënuar 28 gola në të gjitha kompeticionet, por një vit më pas shënoi 46 të tillë, duke qenë golashënuesi më i mirë i Premier Ligës (31 gola) e Ligës së Kampioneve (8 gola).
Trashëgimtar i Lau, Bobi Çarlton e Best, ai hyn në muzeun e përjetshëm të Mançester Junaitid. Ronaldo është pasues i portugezëve Eusebio e Figo. Por, Kristiano nuk është më i riu laureuar në histori, pasi këtë “medalje” e mban akoma një tjetër Ronaldo, braziliani që fitoi kur ishte vetëm 21 vjeç e 3 muaj, në trofeun e parë të fituar prej tij në vitin 2007.
Votat
1. Cristiano Ronaldo (Manchester United), 446 pikw
2. Lionel Messi (Barcelona), 281 pikë
3. Fernando Torres (Liverpool), 179 pikë
4. Iker Casillas (Real Madrid), 133 pikë
5. Xavi Hernandez (Barcelona), 97 pikë
6. Andrei Arshavin (Zenit St-Petersburg), 64 pikë
7. David Villa (Valencia), 55 pikë
8. Kaka (AC Milan), 31 pikë
9. Zlatan Ibrahimovic (Inter Milan), 30 pikë
10. Steven Gerrard (Liverpool), 28 pikë
11. Marcos Senna (Villarreal), 16 pikë
12. Emmanuel Adebayor (Arsenal), 12 pikë
13. Wayne Rooney (Manchester United), 11 pikë
14. Sergio Aguero (Atletico Madrid), 10 pikë
15. Frank Lampard (Chelsea), 8 pikë
16. Franck Ribery (Bayern Munich), 7 pikë
17. Samuel Eto'o (Barcelona), 6 pikë
18. Gianluigi Buffon (Juventus), 5 pikë
19. Michael Ballack (Chelsea), Cesc Fabregas (Arsenal), 4 pikë
21. Didier Drogba (Chelsea), Sergio Ramos (Real Madrid), Nemanja Vidic (Manchester United), 3 pikë
24. Edwin van der Sar (Manchester United), Ruud van Nistelrooy (Real Madrid), 2 pikë
E Marte, 02 Dhjetor 2008