E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria krijon Agjencine per Shoqerine Civile

Qeveria vendosi krijimin e Agjencise per Shoqerine Civile, qe sic pohoi kryeministri Berisha, do te kete autoritetin te perzgjedhe dhe te shperndaje fonde publike per shoqatat qe do te monitorojne luften kunder korrupsionit ne administraten publike.

Me teorine e shpenzimit te nje leku sot per te fituar pese leke neser, kryeministri Berisha beri kujdes te theksonte se fondet e qeverise nuk do te perdoren per venien nen kontroll te shoqerise civile nga qeveria.

Sipas kryeministrit, agjencia e sapokrijuar nuk do te ngurroje te perzgjedhe dhe te jape fonde publike edhe per organizata, qe perceptohen se punojne kunder qeverise.

E rendesishme sipas zotit Berisha, eshte qe te arrihet qellimi per te luftuar me efikasitet korrupsionin ne administraten publike, duke permbushur keshtu qellimin e perbashket te qeverise dhe te shoqerise civile.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›