Mjedisi, LSI replika me PD

Shkurtimi i afateve per shqyrtimin dhe dhenien e lejeve mjedisore ka shkaktuar reagimin e ashper te LSI, qe ka replikuar me ministrin Xhuveli.
“Jane ministri i Mjedisit dhe ai i Turizmit qe japin leje per te ngritur pallate dhe fabrika cimentoje, qe kane shkaterruar historine tone”, ka deklaruar nenkryetari i LSI, Pellumb Xhufi.
Nderkohe qe Xhuveli eshte kunderpergjigjur: “Mund t’ju them se ne keto 3 vjet jane vene mbi 8 milione dollare gjoba dhe jane mbyllur 90 biznese”.
Por nuk kane munguar edhe replikat me kryeministrin. “Shkruaj nje liber per Bari Omarin po pate kurajo”, i eshte drejtuar kryeministri Berisha Xhufit.
Nderkohe qe ky i fundit nuk eshte vonuar te replikoje. “Une Bari Omarin e respektoj”, eshte shprehur ai.
Ne seance kane munguar PS, PSD e PDS qe kane paralajmeruar disa dite me pare se nuk do te votojne asnje ligj per sa kohe nuk do te vije ne Kuvend per votim dekreti i presidentit Topi per Kodin e ri Zgjedhor.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code