E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet roja i shkolles nuk ndaloi autoret

Roja i nje shkolle 9-vjecare ne nje fshat te Fierit eshte arrestuar nga policia pasi dyshohet per shperdorim detyre ne kohen qe disa persona ende te paidentifikuar jane futur dhe kane vjedhur prej andej disa kompjutera. Lajmi ehste bere i ditur nje dite me pare nga zedhenesja e policise se Fierit Valbona Meco sipas se ciles strukturat e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise Fier kryen arrestimin ne flagrance te Idajet Lulajt 50 vjec nga fshati Varibop Fier. Meco tha se arrestimi i ketij shtetasi u be per vepren penale Shperdorim detyre per arsye se gjate oreve te nates ne shkollen 9-vjecare te fshatit Varibop ku 50-vjecari punon roje persona te paidentifikuar kane prere hekurat e dritares se katit te dyte dhe ne laboratorin e informatikes kane vjedhur gjashte kompjutera. Nga ana e strukturave te policise vazhdon intensivisht puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve te kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›