E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me thesarin 2 milione euro pranga shqiptarit me 20 kg heroine

Eduart Kurti drejtonte trafikun ne Venecia Padova dhe Trevizo. Vlera e 20 kg heroine perllogaritet ne 2 milione euro

Afrimi i Karnavaleve ne Venecia do ti jepte mundesine ti shmangej lehtesisht vemendjes se policise per te shperndare sasine e droges qe mbante stok ne shtepi. Por nje hetim i imtesishem i agjenteve te antidroges italiane ka zbuluar bazen e nje prej linjave te trafikut te heroines ne veri te vendit. Eduart Kurti 31 vjec babai i dy femijeve dhe prej disa vitesh me dokumente te rregullta ne shtetin italian eshte vene ne pranga nje dite me pare pas nje superoperacioni te policise se Trevizos e cila sekuestroi ne banesen e shqiptarit nje sasi prej 19.5 kilograme lende narkotike te llojit heroine. Lajmi eshte bere publik dje ne media te shumta te shtetit fqinj te cilat thone se vlera e droges perllogaritet ne plot 2 milione euro. Kontrolli i policise eshte finalizuar ne dhomen e gjumit duke bllokuar 37 pako te ndara me peshe totale 19.5 kilograme heroine te paster me nje vlere prej 2 milione eurosh. Ne banese jane gjendur edhe nje peshore elektronike me gjurme heroine send qe dyshohet te jete perdorur per ndarjen e droges sipas porosive. Agjentet e skuadres se levizshme kane vene ne pranga shqiptarin 31-vjecar Eduat Kurti banues ne Preganziol ne rrugen Monte Civetta duke e cilesuar si kapon e nje rrjeti te fuqishem te narkotikeve me destinacion tregun e Venecias Padoves dhe Trevizos. Ky i fundit punonte si nje transportues per llogari te nje firme elektroshtepiake dhe me leje qendrimi te rregullt ne shtetin italian prej disa vitesh ndersa mbetet per te hetuar pozicioni i bashkeshortes se tij 29-vjecare nene e nje femijeve 2 vjec. Policia ben me dije se nuk ka qene e rastesishme qe sasia e madhe e droges se sekuestruar eshte kapur gjate periudhes se karnavaleve qe po afron cka do ti jepte mundesine shqiptarit te mos binte ne sy kollaj. Hetuesit kane thene per mediat italiane se droga vinte permes nje korrieri nga Kurdistani ku kishte kaluar transit nga Turqia.

Kapet Greciano Goxhorri kerkohej per trafik droge

Efektivet e skuadres se levizshme te policise se Rexho Emilias kane vene ne pranga nje tjeter shqiptar te dyshuar per trafik droge. Gjate operacionit ne oret e para te mengjesit te se merkures ne pranga eshte vene Greciano Goxhorri i kerkuar prej disa kohesh dhe i denuar me kater vjet burg ne Itali. Sipas medieve italiane nje dite me pare ne shtator te vitit 2008 Goxhorri ishte vene ne qender te vemendjes te operacionit te koduar Persia ku u ndalua ne 21 shtator te vitit viti. Ne ate kohe policia mundi te arrestonte edhe korrieret e tjere te linjes se trafikut te droges. Gjithashtu ne makinen e tij tip Lancia Y policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale 10 pako heroine me nje peshe totale prej 7 kilograme. Gjate seancave te njepasnjeshme Goxhorri ka mundur te apeloje vendimin e pare te gjykates prej kater vitesh ku sipas te dhenave fitoi lirine. Por hetimet e mevonshme te hetuesve kane gjetur prova te pakundershtueshme. I kerkuari eshte kapur ne Udine ku aktualisht ndodhet ne burgun e Rexhios dhe mban mbi supe nje denim prej kater vitesh per te kryer.

Ne pranga

Eduart Kurti 31 vjec

Greciano Goxhorri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›