E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetehelmohen me fotoksine dy te vdekur ne Korce e Fier

Nje person i moshuar ka humbur jeten ne mjediset e Spitalit te Korces mengjesin e djeshem ndersa dyshohet se shkaku u vdekjes te jete perdorimi i fotoksines. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Korces dhe sipas te dhenave te para te policise mesohet se menjehere u formua grupi hetimor dhe u kryen veprimet e para hetimore nga te cilat rezulton se viktima eshte 70-vjecari Bashkim Kulla lindur dhe banues ne fshatin Zemblak te Korces i martuar. Nga hetimet paraprake rezulton se mengjesin e dites se djeshme ai ka konsumuar nje sasi alkooli dhe nderkohe ka konsumuar edhe nje sasi pesticidi dhe per pasoje eshte derguar menjehere ne spitalin e Korces nga familjaret e tij. Ne spital atij i jane bere nderhyrjet e duhura mjekesore por per shkak te gjendjes se tij te renduar nga konsumimi i pijeve te lartpermendura ai ka gjetur vdekjen diten e sotme. Viktima aktualisht ndodhet ne ambientet e morgut per tiu nenshtruar autopsise mjeko-ligjore. Materialet e perpiluara per kete ngjarje aksidentale i kaluan Prokurorise per veprime te metejshme. Nderkohe po dje rreth ores 15.00 ne Spitalin Rajonal te Fierit si pasoje e gjendjes se renduar shendetesore gjen vdekjen Liri K. rreth 65 vjec nga Fieri. Sipas te dhenave te policise se ketij qyteti mesohet se me marrjen e njoftimit sherbimet e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise Fier kryen veprimet e para hetimore nga te cilat rezultoi se shtetasja ne fjale dyshohet paraprakisht se ka gjetur vdekjen si pasoje e perdorimit te lendeve toksike fotoksine. Nga ana e sherbimeve te policise vazhdon puna per zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›