E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhnin pasqyrat e makinave luksoze dy ne pranga

Dy persona jane vene ne pranga nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet te jene autoret e nje sere vjedhjesh te pasqyrave luksoze. Lajmi eshte bere i ditur dje nga policia e Tiranes sipas se ciles nga sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 4 Tirane gjate nje hetimi disa mujor kane bere te mundur identifikimin dhe me pas arrestimin ne flagrance te Arben Xhafaj 29 vjec nga Tirana i denuar me pare per vepren penale te Vjedhjes se mbetur ne tentative dhe Johan Rustemit 27 vjec i cili do te ndiqen ne gjendje te lire. Sipas policise arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se ne vende e kohe te ndryshme kane vjedhur pasqyrat e automjeteve ne pronesi te disa shtetasve dhe me konkretisht jane dokumentuar implikimi i tyre ne nje sere vjedhjesh si me date 25 shkurt dyshohet se ne rrugen Thanas Ziko ne Tirane kane vjedhur pasqyrat e automjetit tip Mercedes-Benz C Klas me targa TR 1649 S me 1 shkurt po ne rrugen Thanas Ziko ne Tirane kane vjedhur pasqyrat e automjeti tip Mercedes-Benz C Klas me targa TR 8710 K me 27 shkurt ne Qesarake dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e automjetit tip Mercedes-Benz 220 me targa MKMV 1327 me 6 shkurt ne Qesarake dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e automjetit tip Mercedes-Benz 220 me targa TR 9288 T me 28 dyshohet se ne rrugen Thanas Ziko kane vjedhur pasqyrat e automjetit tip Mercedes-Benz 220 me targa TR 2444 P me 20 shkurt ne rrugen Siri Kodra ne Tirane dyshohet se kane vjedhur pasqyrat e automjetit tip Mercedes-Benz ML 280 M ne pronesi te nje shtetasi. Policia tha gjithashtu se dy te rinjte dyshohen se kane vjedhur ne kohe e vende te ndryshme nje sere pasqyrash te automjeteve ne pronesi te disa shtetasve dhe me pas dyshohet qe shtetasi Johan Rustemi i ka shitur sendet pasqyrat e vjedhura. Nderkohe nga kontrolli i ushtruar ne banesat e tyre ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar nje sere pasqyrash te automjeteve automjeti tip Mercedes-Benz me targa TR 9839 P si dhe nje sere sendesh te cilat kane sherbyer per te realizuar vjedhjet si kapuca te zinj kacavida celes etj sende. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Vjedhjes ne bashkepunim Pastrimi i produkteve te vepres penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›