E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet rumunja me armë gjahu

Foto ilustruese

Një shtetase rumune është ndaluar nga policia e Durrësit mëngjesin e sotëm, pasi në makinën me të cilën udhëtonte iu gjet një armë zjarri.

Sipas informacioneve, Gabriela Mihail Kortodel, 29 vjeçe, lindur në Rumani dhe banuese në Romë, është ndaluar pas mbërritjes nga Italia me një nga tragetet e linjës.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin e saj tip Ford Fiesta, me targa PL 196 BZ, 29-vjeçares rumune i është gjetur në bagazh një armë gjahu teke me nr. Fo 61 955, e kalibrit 12 mm.  / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›