Gjirokastër, të verbrit në protestë: Kjo qeveri po na mohon të drejtat

Proteste e te verberve / Foto ilustruese
Shoqata e të Verbërve në Gjirokastër ka protestuar sot para ambienteve ku Ministria e Punës po mbante një takim rajonal kundër dhunës në familje.
Të verbrit kanë akuzuar qeverinë dhe ministrin e Punës, Spiro Ksera, se po shkelin ligjin duke u mohuar të drejtat personave të kësaj kategorie.
Ndërsa vetë Ksera, në një prononcim për mediat pas takimit është shprehur se qeveria po bën gjithçka mundet për të ndihmuar këtë shtresë.
Gjithkush ka të drejtë të protestojë. Qeveria po bën gjithçka ka në dorë për të ndihmuar këtë shtresë. Ftoj shoqatat e personave me aftësi të kufizuara në një tryezë të përbashkët për të diskutuar mbi problemet e tyre, tha Ksera.
Personat me aftësi të kufizuara protestojnë prej disa muajsh kundër vendimit të qeverisë, i cili i redukton kompensimet financiare kësaj kategorie. / Entela Bani