E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet serbi që ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Në fshatin Kormjan i Epërm, Komuna e Ranillugut, është arrestuar një qytetar serb pasi që është konstatuar se ka shkaktuar dhunë familjare ndaj gruas së tij.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan, tha se policia në stacionin e Ranillugut është informuar se në fshatin Kormjan i Epërm ka ndodhur një rast dhune në familje.

Me ta marrë informatën, njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se i dyshimti, shtetas serb i Kosovës, ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, tha Hashani për rajonipress.

Viktima është dërguar për trajtim në ambulancën e Ranillugut. I dyshimti është intervistuar në stacionin policor, ku është konstatuar se ai ishte nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›