Ministrat lënë mandatin, ja deputetët e rinj që hyjnë në Parlament

Me deklarimin e emrave të rinj në postet ministror, shumë deputetë do të duhet të lënë mandatin e tyre, duke sjellë në këtë mënyrë emra rikonfigurim të parlamentit, në ndryshim nga ai që u zgjodh në 23 qershor. Tirana do të jetë qarku ku do të kenë më shumë ndryshime, duke qenë se 4 deputetë të partisë Socialiste dhe 1 nga LSI. 15 do të jenë numri i deputetëve të rinj, prej të cilëve 4 nga lëvizja Socialiste për Integrim dhe 11 nga Partia Socialiste .
1-Në Lezhë, ikën Mimi Kodheli vjen deputetja Mejreme Delishi.
2- Fier, ikën Eglantina Gjermeni dhe Ilirjan Celibashi vijnë Adelina Rista, Antoneta Dhima.
3-Dibër, ikën Shkëlqim Cani dhe vjen Hasan Ceni.
4-Durrës, ikën Ilir Beqja dhe vjen Esmeralda Shkjau.
5- Elbasan, ikën Damian Gjiknuri vjen Luljeta Arapi.
6- Gjirokastër, ikën Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj.
Vjen Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi.
7-Tiranë, ikin Saimir Tahiri , Lindita Nikolli , Milena Harito, Ditmir Bushati. Vijnë , Enkelejda Shkreli , Erjeta Alhysa , Blerina gjylameti dhe Ervin Bushati.
Nga LSI
Tiranë, ikën Klajda Gjosha dhe vjen Kejdi Mehmetaj .
Elbasan, ikën Edmond Haxhinasto vjen Miranda Rira.
Durrës, ikën Lefter koka vjen Bujar Derveni.
Berat, ikën Nasip Naco vjen Selfo Kapllani.
Ndarja e re e mandateve do të bëhet duke u bazuar në nenin 175 , pika 2 e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit: Kur ndaj një subjekti zgjedhor është konstatuar shkelja në respektimin e kuotave gjinore, KQZ zbaton si sanksion plotësues zbatimin e cdo vakance në listën e subjektit, në zonën ku është konstatuar shkelja, me kandidatët vijues në listë nga gjinia më pak e përfaqësuar deri në plotësimin e kuotës gjinore./Inbdeksonline/