Dy të plagosur në Korçë

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë gjahu pasditen e së mërkurës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mborje të Korçës, ku nga të dhënat e para mësohet se shkak i kësaj plagosje është bërë sherri mes personave për ujin, shkruan noa.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njëri nga të plagosurit është identifikuar si Genti Pacili, ndërsa nuk dihet ende identiteti i të lënduarit të dytë./Indeksonline/