Arrestohet, shfrytëzoi për prostitucion një femër
Shfrytëzuan për qëllime prostitucioni një femër, njëri arrestohet, tjetri shpallet në kërkim arrestohet.
Daniel Hajro, 25 vjeç, banues në Vlorë, është vënë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij, K. R., banues në Vlorë, është shpallur në kërkim për shfrytëzimin për qëllime prostitucioni të shtetases Xh. F.
Sipas policisë, Hajro dhe bashkëpunëtori i tij kanë shfrytëzuar për një periudhë kohore disamujore shtetasen me iniciale Xh. F, fillimisht në qytetin e Vlorës, duke i siguruar edhe klientë të ndryshëm kundrejt pagesës, dhe më pas e kanë trafikuar për në Greqi. / A. Peçi