Danimarka u hap rrugën martesave gei
Danimarka ka miratuar ligjin që lejon martesën e personave të të njëjtit seks. Ndryshimi i ligjit ekzistues u miratua me një shumicë dërrmuese në Parlament.
Në bazë të ligjit të ri, do të jetë e mundur që martesat midis çifteve homoseksuale apo lesbike të realizohen edhe në kishën daneze, duke nisur nga data 15 qershor.
Vendi nordik ishte i pari në botë që njohu të drejtën e bashkëjetesës legale të personave të së njëjtës gjini, në vitin 1989. Ai bëhet kështu vendi i 11 që lejon ligjërisht martesën mes dy njerëzve të të njëjtës gjini.
Me ardhjen në pushtet të një qeverie të qendrës së majtë, miratimi i martesave mes të njëjtit seks u shndërrua në një prej premtimeve kryesore të fushatës elektorale dhe ligji kaloi në parlament me 85 vota pro dhe 24 kundër, në orët e vona të së enjtes.
Aktualisht, martesat midis personave të së njëjtit seks janë të ligjshme edhe në Argjentinë, Belgjikë, Kanada, Islandë, Holandë, Norvegji, Portugali, Spanjë, Afrikë e Jugut dhe në Suedi. / G.N.