E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet shoku i agjentit të AKI-së

Marin Lika, shtetas i Shqipërisë, i cili ishte i përfshirë së bashku me punonjësin e AKI-së në grabitjen e armatosur në filialin e NLB Bankës në Prishtinë, ka renë në pranga të Policisë së Kosovës.

Burimet e Indeksonline, brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se i dyshuari është arrestuar në një shtëpi ku kishte qenë duke banuar, mirëpo nuk janë gjetur edhe parat e grabitura, 13 mijë e 800 euro.

Sipas policisë, në shtëpinë ku banonte Marini, shoku i punonjësit të AKI-së, Kastriot Islami, janë gjetur disa substanca narkotike.

Grabitja e armatosur kishte ndodhur me 20 shkurt të këtij viti në filalin e NLB afër Terminalit Doganor në Prishtinë./V.K/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›