Tentoi të vriste krushqit, pranga autorit

Një i kërkuar nga policia për tentativë vrasje është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Bëhet e ditur se në pranga ka rënë Albert Murataj, ndaj të cilit ishte dhënë masa e arrestit ‘burg’, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë njerëzit e burrit të motrës për shkak të një divorci.
Mësohet se autori Murataj ishte i përfshirë në një konflikt me armë, pak kohë më parë ku mbeti i plagosur Bledar Kurnakaj.
Nga hetimet paraprake mësohet se Albert Murataj, bashkë me të vëllanë Fatmir Murataj, kanë tentuar të ekzekutojnë me armë tre vëllezërit Kurnekaj nga Babrruja.
Shkak për konfliktin mes dy familjeve ka qenë divorci i motrës, se vëllezërve Muaratj, e cila ka qenë e martuar me Luan Kurnekajn.
Pas ngjarjes policia kishte vënë në pranga Fatmir Murataj, ndërkohë që sot u prangos edhe Albert Murataj. Akuza që rëndon ndaj vëllezërve Murataj është “vrasje në rrethana cilësuese”./Indeksonline/