Aksident trafiku, humb jetën një qytetar

Një qytetar i komunitetit serb nga Graqanica ka gjetur vdekjen në komunikacion si pasojë e përplasjen së dy veturave në Rrugën Llapmasellë të Graqanicës.
Policia e Kosvës ka njoftuar se “një i dyshuar mashkull K-Serb derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij civile nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë me ç’ ka dalë në shiritin e kundërt duke u goditur direkt me një veturë tjetër civile me ngasës viktimën mashkull K-Serb. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe një pasagjer mashkull K-Serb i cili nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë ne Spitalin e Graçanicës”.
Me urdhër te Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion ndërsa rasti shkon ne procedure te rregullt. /Indeksonline/