E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Serbisë shqyrton sot marrëveshjen me Kosovën

Kuvendi i Serbisë do të shqyrtojë sot raportin e qeverisë serbe për dialogun me Kosovën, në të cilin raport është përfshirë edhe marrëveshja prej 15 pikësh, e parafuar më 19 prill, nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq.

Më 22 prill, qeveria serbe ka miratuar raportin, i cili i është dorëzuar Kuvendit serb më 24 prill, e në të cilën thuhet se “Qeveria Serbe gjatë dialogut me Prishtinën ka respektuar kushtetutën dhe në vazhdimësi është konsultuar me përfaqësuesit e autoriteteve lokale në Kosovë”.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve është parafuar në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›